Carrick: Nuk duhet të mjaftohemi me kualifikimin në Champions, ky klub meriton shumë më tepër

Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, ka folur për mediat në prag të ndeshjes së radhës në Premier League, atë që “djajtë e kuq” do të luajnë të shtunën ndaj Sunderland. Një përballje që për trajnerin mbetet delikate.

Ata luajnë ende për një vend në Europë. Nga vendi i gjashtë deri në të 12-tin është vërtet e ngushtë. Kanë pasur një sezon fantastik. Jo vetëm që qëndruan në Premier, por janë në garë për Europën, është meritë për sezonin që kanë pasur”, tha Carrick.

Gjithsesi, në kemi objektivat tona. Çdo lojtar në skuadër ka qenë fantastik. Disa kanë luajtur shumë më tepër se të tjerët dhe për disa mund të jetë e vështirë. Mbështetja që lojtarët kanë treguar është e mrekullueshme. Është ajo që na duhet”, shtoi Carrick.

Më tej, trajneri i United shtoi: “Duke ardhur në këto ndeshje, është diçka për të cilën jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e tyre, ndaj duam të marrim rezultate të mira. Të luash në Champions League është një hap i mirë, por nuk është fundi”.

“Sa kohë jam këtu, nuk kam marrë kurrë vendime afatshkurtra. Unë dhe stafi, kemi marrë vendime për afatgjata. Nuk mendoj se kjo do ta ndryshojë qasjen. Të luash për këtë klub të madh dhe për tifozët është krenari dhe përgjegjësi”, tha Carrick.

The post Carrick: Nuk duhet të mjaftohemi me kualifikimin në Champions, ky klub meriton shumë më tepër appeared first on Telesport.