Shorti i “play off”-it për Botërorin 2026 e vendosi kombëtaren italiane ndaj Irlandës së Veriut. “Gazzetta dello Sport” kontaktoi Fabio Capellon për të analizuar situatën e axurrëve: “Gattuso e mori drejtimin pas dy ndeshjeve të para kualifikuese të grupit, arriti fitore dhe i dha pak shpirt ekipit.
Nuk pamë lojë të madhe ose personalitet të fortë; humbja ndaj Norvegjisë la gjurmë te lojtarët, por Gattuso bëri atë që duhej dhe kjo është e rëndësishme. Kundër Norvegjisë u dorëzuam përsëri, ndaj kjo na detyron të mendojmë për aftësitë tona reale. E kam dëgjuar çfarë tha Rino pas ndeshjes…
Tani nuk kemi kampionë të mëdhenj, prandaj aspekti më i rëndësishëm është të krijojmë mentalitetin e grupit, por është e vështirë. Historikisht Italia ka shkuar përpara në turne të mëdhenj kur ka pasur një grup të fortë. Tani jemi pak të fragmentuar, çdo futbollist vjen nga realitete të ndryshme”.
The post Capello: Të krijojmë mentalitetin e grupit, Italia nuk ka kampionë të mëdhenj appeared first on Telesport.









