Bilall Sherifi: Glauk qysh po flet ti, vërtetë paske qenë SHIK
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka ironizuar me shefin e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, pasi që ky i fundit tha se nëse shkohet në dialog me Serbinë me këtë ligj do të ketë luftë, e jo paqe.
“Glauk, qysh e trajtove atë që thash, po del që t’i vërtetë paske qenë në SHIK, në propagandë”, ka thënë Sherifi.
Paraprakisht Sherifi e kishte përmend një thënie: “Më mirë të shkohet në luftë, sesa të rrihet në shtëpi, sepse kështu më shumë i ndihmon armikut”.