Pasi dështoi marrëveshja për një transferim të mundshëm të Alessandro Bastonit, për të cilin thuhet se Hansi Flick nuk ishte dakord për ardhjen e tij, sipas medieve spanjolle, Barcelona është futur në garë për një nga qendërmbrojtësit më të mirë në qarkullim.
Eksperti i merkatos, Ekrem Konur, zbulon se objektivi i madh i Barcelonës për të forcuar qendrën e mbrojtjes është William Saliba. Katalanasit nuk do ta kenë aspak të lehtë për disa arsye.
Së pari, Saliba është lideri i mbrojtjes së Arsenalit dhe vështirë se londinezët do të pranonin largimin e tij në këtë moment. Së dyti, edhe nëse Arsenal do të pranojë largimin e Saliba, do të duhen të paktën minimumi 100 milionë euro. Së treti, për francezin interesohen edhe klube të tjera të mëdha si Bayern Munich, PSG e Real Madrid, gjendja financiare e të cilave për momentin është më e mirë sesa ajo e Barcelonës.
The post Barcelona ngre stekën, kërkon një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë. Problem është çmimi, 100 milionë euro appeared first on Telesport.








