Barcelona gjen qendërmbrojtësin që i mungon në Londër, kushton 50 milionë euro

Edhe pse janë përmendur vazhdimisht shumë emra, Barcelona ende nuk ka siguruar një qendërmbrojtës të ri për sezonin e ardhshëm.

Gianluigi Longari dhe Fabrizio Romano bëjnë me dije se Barcelona ka piketuar qendërmbrojtësin e Tottenham, argjentinasin Cuti Romero, si përforcimin ideal për këtë repart.

Sipas raportimit në fjalë, argjentinasi ka njoftuar drejtuesit e Tottenham se dëshiron të largohet dhe se do t’i pëlqente të luante në La Liga.

Përveç Barcelonës, për 28-vjeçarin interesohet edhe Atletico Madrid. Profili i Romeros përshtatet në mënyrë të përkryer me atë që kërkojnë si Barça ashtu edhe Atlético: një qendërmbrojtës të klasit të lartë me përvojë dhe lidership brenda dhe jashtë fushës, dhe një agresivitet mbrojtës që pak lojtarë në pozicionin e tij mund ta ofrojnë në tregun aktual.

Cuti Romero është nën kontratë deri në vitin 2029 me Tottenham dhe vlera e tij në treg llogaritet te 45-50 milionë euro.

The post Barcelona gjen qendërmbrojtësin që i mungon në Londër, kushton 50 milionë euro appeared first on Telesport.