Një aksident me katër të lënduar ka ndodhur në fshatin Paravollë të Novobërdës.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Ju njoftoj se sot në ora 15:20 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fsh.Parallovë,KK-Novobërdë. Njësitet e Trafikut rajonal, ndihma e parë dhe zjarrëfikësit kanë dalë, në vendngjarje.Nga hetuesit e aksidentit jemi njoftuar se në aksident janë të përfshira dy vetura” ka thënë fillimisht Hashani.
Më tutje është bërë e ditur se në këtë aksident janë lënduar katër persona të cilët nga ndihma e parë janë transportuar në QE-Gjilan.








