Me përfundimin e rrugëtimit në Botëror dhe pas disa ditësh pushime, Vinicius Junior do të rikthehet te Real Madrid dhe sigurisht që tema kryesore do të jetë ajo e rinovimit.
Prej muajsh të tërë është folur për një rinovim të mundshëm mes brazilianit dhe klubit madrilen, pasi kontrata e tij skadon në qershorin e vitit 2027.
Ndërkohë, Defensa Central zbulon se Florentino Perez nuk e ka në mendje t’i “lutet” gjatë anësorit brazilian. Në rast se Vinicius Junior nuk rinovon kontratën me kushtet e paraqitura nga Real Madrid, atëherë ai do të dalë në shitje.
Sipas raportimit në fjalë, dëshira e madhe e Perez në rast se Vinicius Junior nuk rinovon dhe do të largohet, është njëri mes Erling Haaland dhe Michael Olise. Oferta minimale për secilin prej tyre me siguri që duhet të nisë nga shifra 200 milionë euro.
The post Në rast se Vinicius Junior nuk rinovon, Perez “all in” për njërin nga këta dy lojtarë appeared first on Telesport.








