Arsenal bën gati goditjen e parë të verës, do të jetë ylli i Juventusit. Bardhezinjtë duan 50 mln euro

Pavarësisht se është i foksuar te gara për titullin kampion në Premier League dhe të gjysmëfinalet e Champions League, ku do të përballet me Atletico Madridin, njëkohësisht Arsenal po mendon edhe për merkaton e verës.

“TuttoJuve” zbulon se objektivi i madh i londinezëve për merkaton e verës është transferimi i mbrojtësit të Juventusit, Andrea Cambiaso, i cili sezonin e kaluar ishte pranë Man. City-t, por në fund qëndroi te bardhezinjtë.

26-vjeçari shihet si profili ideal për të kompletuar krahun e majtë të mbrojtjes, por italiani mund të mbulojë më së miri dhe role të tjera në këtyë repart, gjë që e bën atë një lojtar të domosdoshëm për çdo ekip.

Duke qenë se mbrojtësi është nën kontratë me Juventusin deri në vitin 2029, bardhezinjtë kanë lënë të kuptohet se mund të heqin dorë prej tij për shifrën 50 milionë euro, sipas asaj që bën të ditur “TuttoJuve”.

The post Arsenal bën gati goditjen e parë të verës, do të jetë ylli i Juventusit. Bardhezinjtë duan 50 mln euro appeared first on Telesport.