Duke ditur mundësitë e madhe që Robert Lewandowski të rinovojë me Barcelonën, Milan është tërhequr disi nga gara për të transferuar polakun dhe tani i ka sytë nga një tjetër sulmues i La Ligës.
“Gazzetta dello Sport” zbulon se bëhet fjalë për Alexander Sorloth, norvegjezin e Atletico Madridit, i cili ka shënuar 17 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon. Duke qenë se Milan pritet të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm, trajneri Max Allegri ka ëkrkuar përforcime cilësore në tre repartet, mbrojtje-mesfushë dhe sulm.
Përsa i përket repartit ofensiv, një nga emrat që po merret parasysh nga kuqezinjtë është pikërisht Sorloth. Atletico Madrid e vlerëson 40 milionë euro norvegjezin bashkë me bonuset, por kuqezinjtë shpresojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për një shifër mes 20-25 milionë eurosh.
Po ashtu nuk përjashtohet mundësia e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit të ardhshëm, por ky opsion vështirë se mund të pranohet nga “Colchoneros”.
The post Milan heq dorë nga Lewandowski, por futet në garë për sulmuesin tjetër të La Ligës appeared first on Telesport.









