Në vitet e fundit, Bayern Munich ka bërë disa goditje nga Premier League, si transferimi i Harry Kane, Michael Olise dhe Luis Diaz, të tre sot udhëheqin sulmin e bavarezëve dhe janë një ndër triot më të forta në botë.
“Goal.com” zbulon se synimi i radhë si bavarezëve po nga Premier League, do të jetë transferimi i Anthony Gordon, i cili ka pasur një sezon fantastik me Newcastle, ku ka shënuar 17 gola në të gjitha garat.
Megjithatë, transferimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë. Së pari, në garë për 25-vjeçarin janë shumë klube të mëdha brenda Premier League si Chelsea, Man. United, e Arsenal. Së dyti, Newcastle është një klub shumë i vështirë në negociata.
“The Sun” zbulon se duke parë interesin e madh për Gordon, “Qymyrxhinjtë” kanë vendosur shifrën 90 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin. Ndërsa te Bayern janë të gatshëm të ofrojnë 65-70 milionë euro.
The post Pas suksesit me Luis Diaz, Olise dhe Kane, Bayern tenton yllin e radhës nga PL. Anglezët duan 90 milionë euro appeared first on Telesport.









