Álvaro Arbeloa, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Alavés, analizoi situatën e Real Madridit pas një sezoni pa trofe (përveç ndonjë mrekullie). Ai theksoi se skuadra duhet të fokusohet te 7 ndeshjet e mbetura dhe më pas të reflektojë për përmirësime.
Për vështirësitë në kampionat: “Ka rrethana si ajo me Girona, të cilat bëjnë që për Real Madridin të jetë më e lehtë fitimi i Champions-it se sa La Liga”, duke nënkuptuar se gara në kampionat është më komplekse dhe kërkon vazhdimësi: “Kemi liderë si Carvajal, Militão, Alaba, Valverde, Bellingham, Vinícius, Mbappé…, por është gjithashtu një skuadër shumë e re. Ka shumë lojtarë të cilëve duam t’u kërkojmë shumë, ndoshta shumë herët, por kemi edhe mjaft liderë me përvojë. Gjithashtu ka shumë të rinj, që po punojnë mirë.
Në çdo moment kam bërë atë që kam besuar dhe kurrë nuk e kam vënë veten mbi klubin. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar, jemi të vetëdijshëm si unë, ashtu edhe lojtarët. Gjithçka që kam thënë e kam ndjerë dhe e mendoj ashtu.
Nuk mund të jem i pakënaqur me asnjë veprim të Kylian. Ka bërë një sezon në nivelin e tij. Ka bërë një sakrificë të madhe, i shohim ndeshjet më shumë se një herë dhe jemi vërtet të kënaqur me atë që ka bërë. Ka qenë një rrezik i vazhdueshëm për Bayernin dhe ky është Kylian që duam të shohim çdo ditë.
Nuk është e njëjta gjë të marrësh një skuadër në mes të sezonit, sidomos me situata si dëmtimet. Sidoqoftë, kemi një skuadër të madhe dhe nuk mendoj se nevojitet revolucion për të luftuar për tituj. Do të rikthehemi të luftojmë për të fituar”.
The post Arbeloa mbron lojtarët e tij: Te Real Madridi nuk nevojitet “revolucion” për të fituar sërish trofe appeared first on Telesport.









