Arbeloa: Jemi shumë të zemëruar dhe zhgënjyer, karton i kuq i pashpjegueshëm

“Jemi shumë të zemëruar dhe shumë të zhgënjyer. Mendoj se ishte një ndeshje e madhe nga të dyja skuadrat, e barabartë. Pastaj, pas kartonit të dytë të verdhë për Camavinga, gjithçka mori fund. Është e pabesueshme, askush nuk mund të shpjegojë si mund të përjashtohet një lojtar për një episod të tillë”.

Kështu, në mikrofonat e “Sky Sport”, trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, komentoi eliminimin ndaj Bayern Munich dhe episodin kyç të ndeshjes. “Jam krenar për lojtarët e mi, dhanë maksimumin, luftuan për klubin dhe fanellën, meritonin më shumë, – shtoi trajneri madrilen.

– Bëmë një ndeshje shumë të mirë kundër një skuadre të madhe, patëm mundësitë tona edhe në pjesën e dytë. Ata ushtruan shumë presion ndaj nesh, por ne ishim aty, shumë pranë. Kur humbet një ndeshje në këtë mënyrë, askush nuk mund të jetë i kënaqur, jemi shumë të zemëruar dhe të zhgënjyer”.

The post Arbeloa: Jemi shumë të zemëruar dhe zhgënjyer, karton i kuq i pashpjegueshëm appeared first on Telesport.