Alonso i habit të gjithë me zëvendësuesin e Cucurella. Vjen nga La Liga dhe do të kushtojë vetëm 19 milionë euro

Pas transferimit të Marco Palestra në krahun e djathtë dhe të Maxence Lacroix për qendrën e mbrojtjes, Chelsea do të bëjë edhe një përforcim tjetër në këtë repart, por këtë herë për krahun e majtë.

Pas largimit të Marc Cucurella drejt Real Madridit për 55 milionë euro, Xabi Alonso ka piketuar anësorin e Rayo Vallecano, Pep Chavarraia, si përforcimin ideal për krahun e majtë të mbrojtjes.

Sipas ESPN, marrëveshja mes klubeve pritet të arrihet për shifrën 19 milionë euro. Chavarria do të jetë basti më i madh i Xabi Alonso, i cili është i bindur për cilësitë e tij në krahun e majtë, edhe pse nuk ka apsur deri më sot një karrierë të jashtëzakonshme.

al”>Telesport.