Aksioni policor: Bixhozi ua shteroi xhepat dhe i çoi në burg (VIDEO)

Dyert e mbyllura nuk i penguan zyrtarët policorë që të depërtojnë brenda lokacioneve që u bastisën për bixhoz.

Gjatë aksionit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, u bastisën mbi 50 lokacione në katër komuna gjithandej vendit e u ndaluan 34 persona, raporton Klan Kosova.

E sipas Arben Dashevcit, ekspert i sigurisë, intervenime të tilla zor se mund ta shuajnë këtë veprimtari ilegale.

Me vendim të prokurorit, pasditen e së dielës, u njoftua se 29 nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje derisa 5 të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndiqni kronikën e mëposhtme: