AKA-ja dështon ta akreditojë kundërligjshëm programin e ri në UP, Oda e Fizioterapeutëve e fiton rastin në gjyq

Agjencia e Kosovës për Akreditim ka dështuar ta kalojë programin për “Fizioterpai dhe Rehabilitim” në Fakultetin e Mjekësisë, pas reagimit të shpejtë të Odës së Fizioterapeutëve.

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka detyruar AKK-në që të marrë një vendim të ri lidhur me programin e fizioterapisë në Universitetin e Prishtinës.

Themelorja e ka aprovuar si të bazuar padinë e Odës së Fizioterapeutëve dhe e ka detyruar AKK-në që 15 ditë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit të marrë një vendim të ri.

Aprovohet në tërësi si e bazuar padia dhe kërkesëpadia e paditëses Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës – OFTK me seli në Prishtinë”, thuhet në aktgjykimin e themelores.

Agjencia e Kosovës për Akreditim në qershor të vitit të kaluar kishte marrë vendim për akreditimin e programit të ri “Fizioterapi dhe Rehabilitim” në Fakultetin e Mjekësisë.

Sipas vendimit, në programin “Fizioterapi dhe Rehabilitim” do të merrnin pjesë 32 studentë, kurse për staf akademik nuk ishin caktuar profesorët e fizioterapisë.

Oda e Fizioterpeutëve të Kosovës e kishte kundërshtuar vendimin e Komisionit Shtetëror të Cilësisë në kuadër të AKK-së, duke kërkuar që të respektoheshin rekomandimet e ekspertëve të cilët kishin obliguar AKK-në që bartësit e programit të jenë profesorë të fizioterapisë.

Sipas Odës, vendimi i AKA-së ishte i kundërligjshëm dhe në kundërshtim me raportin e ekspertëve të vetë agjencisë se akreditimit.

“Kemi dorëzua një padi në kontekstin administrativ drejtuar AKA, lidhur me vendimin e nxjerr për akreditimin e programit, fizioterapinë dhe rehabilitim në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Mjekësisë. Ne si odë e fizioterapisë kemi konsiderua se kanë bërë shkelje të shumta dhe nuk janë respektua asnjë kriter sa i përket akreditimit të fizioterapisë dhe rehabilitimitcili program është për herë të parë është i akredituar si emërtimi i tillë në Kosovë. Por te ta kemi gjetë një heshtje dhe nuk kanë marrë asnjë bazë, asnjë kërkesë apo tonën për anulimin apo për ndërprerjen e këtij programi në këtë formë. Nuk jemi kundër Universitetit të Prishtinës, dhe se nuk jemi kundër asnjëherë. Në vendim thuhet se vendimi është marrë konform ekpertizës së ekspertëve ndërkombëtarë për vlerësimin e programit dhe ata kanë dhënë rekomandime të cilat nuk janë vlerësuar “, kishte thënë kryetari i Odës së Fizioterapeutëve.