Abdixhiku me premtim nga Malisheva: 5 miliardë euro investime kapitale

“5 miliardë euro investime kapitale në katër vjet’’, ka premtuar kandidati për Kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Lumir Abdixhiku nga tubimi i mbajtur në Malishevës.

Ai po ashtu premtoi edhe përfundimin e të gjitha autostradave e magjistraleve në gjysmë të mandatit, transmeton Klankosova.tv.

Në rrugë e hekurudha; në ujë e kanalizim; në infrastrukturë moderne që lidh çdo anë të Republikës, 5 miliardë euro investime kapitale. Do ti përfundojmë të gjitha autostradat e magjistralet në gjysmë mandati’’, është zotuar Abdixhiku.