Takim me rininë në Podujevë, Salihu-Abazi zotohet për angazhim konkret

Kandidatja për deputete nga LDK, Arjeta Salihu-Abazi është takuar me Rininë në Podujevë, ku ka shprehur mirënjohje për mbështetjen.

Ajo zotohet se me përkrahjen e tyre do ta shndërrojë në angazhim konkret, që vendi ynë të bëhet hapësirë reale mundësish për ta.

“Çaste të këndshme sot në Llap, me Rininë e LDK-së.
Mirënjohje e falenderim për rininë tonë për mbështetjen dhe besimin e dhënë gjithmonë!
Zotohem se përkrahjen tuaj do ta shndërrojmë në angazhim konkret, që vendi ynë të bëhet hapësirë reale mundësish për ju.
LDK 113
Arjeta Salihu Abazi 29”, shkroi ajo.