Mbyllet pjesa e parë në Pragë, Kosova pëson dy gola. Dardanët duken të pamotivuar (video)

Kosova po përballet me Rep. Çeke në një ndeshje miqësore e cila po luhet në Pragë. Pjesa e parë është mbyllur 2-0 për vendasit.

Për çekët është një test i rëndësishëm para Botërorit, ndërsa për dardanët do të jetë një mundësi e mirë për të provuar elementë të rinj dhe skema të reja, që do ta ndihmojnë Franco Foda-n për ndeshjet zyrtare, që do të nisin nga shtatori.

Dardanët e nisën me këtë formacion zyrtar: Muric, Vojvoda, I. Krasniqi, Hajdari, Gallapeni, E. Krasniqi, Avdullahu, Rexhbecaj, Hoxha, Asllani, Rrahmani

Sfida u zhbllokua në minutën e 12-të, ku Tomas Ladra gjeti golin, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të marrë nga Doudera. Në minutën e 32-të, ishte Adam Hlozek që dyfishoi shifrat për vendasit, pas një kundërsulmi të shpejtë. Pjesa e parë mbyllet 2-0.

Një pjesë e parë, ku dardanët ishin komplet të pamotivuar. Por, fakti që të gjithë vijnë pas një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm, sigurisht që ndikon shumë.

SHIKOGOLAT

The post Mbyllet pjesa e parë në Pragë, Kosova pëson dy gola. Dardanët duken të pamotivuar (video) appeared first on Telesport.