Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të dielën, do të mbajë Kuvendin e Përgjithshëm, në të cilin, do të zgjedh kryetarin e ri të partisë.
Pjesa solemne e Kuvendit do të fillojë në ora 11:30, ku para të pranishmëve do të adresohen kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, si dhe i nominuari për kryeministër të vendit, Ardian Gjini.
Në kuadër të punimeve të Kuvendit, do të bëhet zgjedhja e kryetarit dhe e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.









