Mourinho i prish punë Barcelonës ende pa u zyrtarizuar si trajneri i ri i Real Madridit. “El Clasico” nis nga merkato

Ende pa u zyrtarizuar si trajneri i ri i Real Madridit, gjë që pritet të ndodhë në fillim të javës së ardhshme, Jose Mourinho ka filluar që tani me përforcimet e para që synon të bëjë në verë.

CalcioMercato zbulon se “The Special One” ka zgjedhur Alessandro Bastoni-n si profilin dhe lojtarin e duhur për të forcuar qendrën e mbrojtjes, një repart që ka pasur shumë probleme këtë sezon.

Me rikthimin e Mourinho te “Los Blancos”, mesa duket “El Clasico” do të nisë që në verë, në merkato, pasi Alessandro Bastoni është objektivi i madh i katalanasve për mbrojtjen.

Në anën tjetër, Inter është i vendosur për të lejuar largimin e Bastonit vetëm për një ofertë 70 milionë euro. Një gjë mund të thuhet me siguri, Bastoni do të jetë një nga emrat më të “nxehtë” të merkatos së verës.

The post Mourinho i prish punë Barcelonës ende pa u zyrtarizuar si trajneri i ri i Real Madridit. “El Clasico” nis nga merkato appeared first on Telesport.