Ardian Gjini takon rininë në Fushë Kosovë: Të rinjtë janë gati të marrin përgjegjësi

Ardian Gjini ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Fushë Kosovë, ku është diskutuar për sfidat, idetë dhe rolin e gjeneratës së re në vendimmarrje.

Përmes një postimi publik, Gjini tha se takimi është karakterizuar nga energjia dhe idetë e të rinjve, të cilët sipas tij kanë potencial të madh për të udhëhequr të ardhmen e vendit.

Ai theksoi se rinia nuk pret më, por është e gatshme të marrë përgjegjësi që tani, ndërsa shtoi se angazhimi i tyre politik mbetet për krijimin e më shumë hapësirës për të rinjtë në vendimmarrje, arsim dhe punësim në Kosovë.

Gjini falënderoi të rinjtë e Fushë Kosovës për mikpritjen dhe diskutimin që e cilësoi frymëzues.