Bedri Hamza nga Prizreni: Qytetarët po kërkojnë ndryshim dhe fund të krizës

Bedri Hamza ka deklaruar se mbështetja për misionin e tij politik dhe të PDK-së për “ndaljen e krizës në Kosovë” po rritet çdo ditë në të gjitha qytetet e vendit.

Përmes një postimi pas një aktiviteti në Prizren, Hamza tha se qytetarët e këtij qyteti kanë shprehur qartë kërkesën për ndryshim politik dhe ekonomik në vend.

Ai kritikoi gjendjen aktuale në Kosovë, duke përmendur krizat, stagnimin dhe përçarjet, derisa theksoi se vendi ka nevojë për institucione që, sipas tij, punojnë për qytetarët.

Hamza premtoi më shumë zhvillim ekonomik, paga më të mira dhe dinjitet për qytetarët, ndërsa bëri thirrje që në zgjedhjet e 7 qershorit të votohet për ndryshimin.