Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, kanë nisur një aksion të madh në disa lokacione në Kosovë, ku ka pasur bastisje, nën dyshimin për shpërlaje parash.
Lajmin e kanë bërë të ditur burime të Gazetës Blic, brenda Policisë së Kosovës.Sipas këtyre burimeve aksioni po zhvillohet nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike, dhe po zhvillohet edhe në koordinim të informacioneve edhe me policinë dhe prokurorinë gjermane.
Sipas burimeve të Gazetës Blic, ky është aksioni më i madh i realizuar ndonjëherë, në bashkëpunim me ndërkombëtarët, nën dyshimin për pastrim parash.









