Klubet e Superligës turke nuk njohin limite këtë verë. Bruno Fernandes pritet të jetë goditja e radhës. DETAJET

Klubet e Superligës turke kanë qenë shumë aktive këtë merkato, duke nënshkruar me disa emra të mëdhenj në skenën botërore të futbollit. Ylli i radhës që pritet t’i bashkohet Superligës turke është Bruno Fernandes.

Mediet portugeze bëjnë me dije se Fernandes është objektivi kryesor i Galatasaray-it. Presidenti Dursun Özbek thuhet se po mbikëqyr personalisht operacionin dhe tashmë ka përgatitur ofertën e parë.

Galatasaray ofron 35 milionëeuro të garantuara, të cilat do të paguhen në tre këste deri në vitin 2028, me një bonus të mundshëm deri në 15 milionë euro, që lidhet me perfomancën individuale të lojtarit dhe trofetë që do të fitojë.

Për të bindur mesfushorin portugez, Galatasaray ka një kontratë katërvjeçare me një pagë neto vjetore prej 21 milionë eurosh, së bashku me një bonus nënshkrimi prej 4 milionë eurosh. Oferta është tashmë në tavolinë dhe deri tani ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga ana e Man. United dhe vetë lojtarit.