Daut Haradinaj alarmon për qymyrin e Kosovës: Po i shesim Maqedonisë, ndërsa prej saj blejmë rrymë

Anëtari i Kryesisë së Aleancës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas nënshkrimit të kontratës për furnizimin e Maqedonisë së Veriut me qymyr nga Kosova.

Haradinaj ka rikujtuar se për këtë çështje kishte paralajmëruar edhe para dy muajsh, duke e cilësuar si një tjetër rast të keqpërdorimit të pasurisë së Kosovës, \.

Ne blejmë rrymë mbi 1 miliard euro dhe i shesim qymyr njërit nga shtetet prej të cilit blejmë rrymë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka kërkuar nga KEK-u që të bëjë publike kontratën dhe vlerën e shitjes së qymyrit, ndërsa ka kërkuar transparencë edhe për çmimin me të cilin Kosova e blen energjinë elektrike nga Maqedonia e Veriut.

Haradinaj ka akuzuar kryeministrin në detyrë se ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në këtë proces.

Ky është krim dhe këtë e dinë kryeministri në detyrë, sepse ka qenë direkt i involvuar”, ka deklaruar ai.

Në fund, Haradinaj ka bërë thirrje që çështja të mos kalojë në heshtje, duke kërkuar publikimin e të gjitha të dhënave financiare lidhur me kontratën.