Anthony Taylor ka treguar arsyet që e shtynë të tërhiqej nga arbitrimi në moshën 47-vjeçare, vetëm rreth një muaj e gjysmë pasi gjykoi ndeshjen e 1/8 finaleve të Botërorit mes Spanjës dhe Portugalisë në Dallas. Në karrierën e tij, Taylor drejtoi 668 ndeshje në futbollin profesionist anglez, të gjitha finalet kryesore të kupave kombëtare dhe 163 ndeshje ndërkombëtare.
“Presioni është intensiv dhe gjyqi mediatik i vazhdueshëm. Kushdo që do t’ju thoshte se presioni apo vëmendja mediatike nuk e prekin, do të gënjente, sepse është një reagim njerëzor”, – tha anglezi. Ai veçoi vështirësitë e profesionit: “Frika për të gabuar, opinioni publik, tifozët, trajnerët, prindërit, mediat dhe kolegët”.
Për “pensionimin”, Taylor tha: “Trupi dhe mendja kanë ndjekur rrjedhën e tyre natyrore në këtë rol. Tani janë gati për një rrugëtim të ri”. Pas Botërorit, ai tha: “Doja të vendosja vetë se kur të ndaloja. Dhe nuk besoj se ka skenë më të mirë për t’i dhënë fund sesa Kupa e Botës”.








