Sulmuesi shqiptar Myrto Ozuni ka shkëlqyer sërish me skuadrën e tij të Austin FC në MLS, duke qenë këtë herë protagonist në kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Amerikës.
Ozuni realizoi një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 67-të, me një parabolë nga një pozicion i prirët në hyrje të zonës. Gol që barazoi shifrat në 1-1 ndaj CF America dhe dërguar ndeshjen në penallti.
Edhe nga pika e bardhë, Ozuni nuk gaboi, duke ndihmuar ekipin e tij të kualifikohet më tej. Austin FC i realizoi të gjitha penalltitë dhe avancon në çerekfinale pas triumfit 6-5 nga pika e bardhë.
Ozuni po kalon një moment shumë të mirë në Amerikë, teksa një javë më parë ishte protagonist me një trigolësh.
https://www.facebook.com/reel/1026723183536192








