Tre persona, dy të rritur dhe një fëmijë, janë gjetur të vdekur të mërkurën në një çerdhe private në Hopkins, Minnesota, rreth 24 kilometra në jugperëndim të Minneapolisit.
Policia ka bërë të ditur se viktimat besohet të jenë familjarë. Në momentin e ngjarjes, në çerdhe ndodheshin edhe shtatë fëmijë të tjerë, të gjithë nën moshën pesë vjeç.
Shefi i policisë së Hopkinsit, Brent Johnston, tha se autoritetet besojnë se njëri prej viktimave, një burrë, është përgjegjës për vdekjen e dy personave të tjerë. Megjithatë, ende nuk dihet saktësisht se si kanë vdekur viktimat dhe motivi po hetohet, raporton NBC News, \.
Policia u njoftua pasi një prind mbërriti në çerdhe për të marrë fëmijën e tij.
Johnston e përshkroi skenën si një nga rastet më të rënda që do ta mbajë mend gjatë gjithë karrierës.
Kryetari i Hopkinsit, Patrick Hanlon, tha se komuniteti është i tronditur nga ngjarja dhe falënderoi autoritetet për reagimin e tyre







