Partia Demokratike e Kosovës ka ftuar sërish konferencë për media, që do ta mbajë mëngjesin e së enjtes.
Për mbajtjen e kësaj konference, kjo parti ka bërë të ditur përmes një njoftimi.
“Partia Demokratike e Kosovës fton përfaqësuesit e mediave që nesër, e enjte, 13 gusht 2026, në ora 07:30, të marrin pjesë në konferencën për media që do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.”, thuhet në njoftim.
Kjo parti edhe sot ka mbajtur një konferencë për media, menjëherë pas asaj që ndodhi në Kuvendin e Kosovës. /








