Sfidat e rinisë: Papunësia lë si opsion emigrimin (VIDEO)

Të rinjtë në Kosovë, të konsideruar si shpresa e Republikës, përballen ende me sfida në shkollim, punësim dhe zhvillim profesional, pavarësisht progresit ndër vite.

Ata kërkojnë më shumë mundësi nga institucionet për punësim, start-up-e, zhvillim në karrierë dhe mobilitet, në mënyrë që të kenë mundësi të ndërtojnë të ardhmen në Kosovë.

Pavarësisht se migrimi mbetet një opsion, të rinjtë vlerësojnë se Kosova ka potencial dhe kërkojnë që atyre t’u jepet më shumë prioritet për realizimin e ëndrrave të tyre.

Kronika e mëposhtme sjell detajet: