Albina Kelmendi bëhet nënë për herë të parë,ky është emri i djalit

Këngëtarja e njohur nga Peja, Albina Kelmendi, është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Valoni, mirëpritën në jetë birin e tyre, të cilin e pagëzuan me emrin Trim.

Albina solli në jetë djalin mëngjesin e sotëm, teksa shpërndau një fotografi të dorës së tij të vogël, bashkë me një mbishkrim emocional.

“Faleminderit Zotit që na bekoi me një djalë!

Lusim Zotin që të rritet me shëndet, me gjitha të mirat, të bëhet fëmijë i mbarë dhe të na bëjë gjithmonë krenarë”, shkroi ajo.