Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person sot në Pejë, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng.
Rasti ka ndodhur rreth orës rreth orës 12:45, ku pas informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes nё rrugёn ‘Brigada Adrian Krasniqi’ në Pejë.
“Policia menjёherё kanё dal ne vendngjarje, ku ёshtё takuar i dyshuari, nga i njëjti ёshtё sekuestraur: Njё armё Retay, dy gёzhoja dhe një karikator.
“I dyshuari ёshtё arrestuar, dhe pas intervistimit nga hetuesit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.”, thuhet në njoftim.
Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “mbajtja nё pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës pёrdorimi i armёs apo mjetit tё rrezikshёm”.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, apelon tek tё gjithё qytetarёt qё, gjatё organizimit tё ahengjeve dhe festimeve tё tjera, tё pёrmbahen nga pёrdorimi i armёve, Policia e Kosovёs do tё ndёrmarrё masa ndaj tё gjithё atyre qё pёrdorin armё nё menyyrё tё kundёrligjshme.”, thuhet në njoftim. /








