Ngërçi politik lidhet me procesin në Hagë? Flet gazetari Kajtazi (VIDEO)

Zgjidhje për ngërçin politik në vend, nuk po gjendet. Kjo situatë po vazhdon tash e rreth 2 vite, periudhë në të cilën janë mbajtur tri palë zgjedhje parlamentare.

Në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, gazetari Shkumbin Kajtazi, tha se Kuvendi aktualisht pa legjitimitet kushtetues, i cili, sipas tij, “është duke operuar qysh po don Avni Dehari”.

Ai thotë se kjo situatë po ndodhë pikërisht tash pasi, sipas mendimit të tij, lidhet edhe me procesin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Lidhet, besoj unë, edhe me procesin në Hagë. Lidhet sepse i vetmi organ që është përgjegjës për Gjykatën Speciale është Kuvendi, dhe çfarë, nëse në një situatë pa asnjë arsyetim juridik të bazuar, dënohen krerët e UÇK-së, ose me një arsyetim kot? Çfarë ndodh? Është shumë e rëndësishme, sepse po të ishte Kuvendi, presioni do të ishte mbi politikën”, deklaroi Kajtazi.

“Po nëse kërkohet për shembull edhe ndodh një protestë aq e madhe sa faktikisht nuk mundet as me u kontrollu më, çfarë munden me bë politikanët? Është me u mbledh dhe me zhbë atë gjykatë, për shembull, nëse kish pas kuvend. Po them si akt revolte”, u shpreh më tej gazetari.

Ndiqeni deklarimin e tij: