Sipas “Defensa Central”, Diomande ka mahnitur Mbappe-n me aftësitë e tij, veçanërisht shpejtësinë, prekjen me të dyja këmbët dhe driblimin e tij.
Dyshja u stërvit së bashku për herë të parë dhe seanca përfundoi me përshtypje shumë pozitive për lojtarin nga Bregu i Fildishtë.
Mbappé dhe pjesa tjetër e lojtarëve të Realit e dinë se 19-vjeçari do të jetë nën presion të madh. Por ata janë të bindur se ai do të tregojë se është një lojtar shumë i rëndësishëm, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.
Los Blancos kanë pasur vështirësi në krahun e djathtë të sulmit. Rodrygo Goes e mbajti atë pozicion gjatë viteve të fundit, por ai nuk do të luajë më në ndeshje deri në vitin 2027 për shkak dëmtimi.
Kjo shpjegon pse mbërritja e sulmuesit të ri të krahut të djathtë ka kaq shumë rëndësi te Real Madrid, veçanërisht pasi ai do ta bëjë stilin e ekipit më vertikal dhe, në të njëjtën kohë, më pak të parashikueshëm.
Në momente të caktuara, ai do t’u japë gjithashtu më shumë lehtësim lojtarëve si Vinícius Júnior ose vetë Mbappé, të cilët zakonisht gjejnë një ose dy lojtarë kundërshtarë që i mbulojnë nga afër. Prania e Diomande do t’i japë gjithashtu ekipit më shumë gjerësi në fushë.







