Murtezaj: Është momenti i fundit që institucionet e Kosovës të konsolidohen (VIDEO)

Profesori i diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Valon Murtezaj komentoi zhvillimet e fundit politike në vend.

Murtezaj tha se Kosova është në momentin e fundit për konsolidimin e institucioneve.

Ai në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova tha se vendi ka mjaftueshëm individë të cilët mund të kryenin me sukses detyrën e presidentit dhe se kjo pozitë nuk do duhej të shërbente si bllokadë për paralizimin demokratik të institucioneve të Kosovës.

“Është momenti i fundit që institucionet e Kosovës të konsolidohen të konstitohet Kuvendi, të vazhdohet pastaj me votimin e qeverisë dhe me zgjedhjen e presidentit…Kosova ka mjaft individë të cilët do të mund të performonin me sukses detyrën e presidentit dhe kjo nuk do të duhej që të ishte bllokadë, që të shërbejë si bllokadë për paralizimin e gjithë funksionimit demokratik të institucioneve të Kosovës pothuajse tash dy vite”, tha ai.