Deklarata e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, e bërë në Beograd lidhur me mosnjohjen e Kosovës nga Ukraina, ka shkaktuar reagime dhe pakënaqësi të shumta në opinionin publik dhe te qytetarët në Kosovë.
Reagimet janë shoqëruar edhe me veprime konkrete. Mëngjesin e sotëm, institucionet lokale të kryeqytetit larguan flamurin ukrainas me mbishkrimin “Free Ukraine” (“Liri për Ukrainën”).
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se duhet të respektohet shteti i Kosovës, duke komentuar zhvillimet pas deklaratës së presidentit Zelensky, \.
Për këtë çështje, në emisionin “Info Magazine” ka folur edhe gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj. Ajo ka treguar për reagimet e qytetarëve pas largimit të flamurit ukrainas nga Prishtina.
“Njëri nga qytetarët tha që kryetari Rama iu ka kursyer kohë atyre duke angazhuar një kompani për heqjen e flamurti, sepse në të kundërtën do të organizoheshin për ta larguar vetë brenda kësaj jave dhe e përshëndetën këtë veprim”, tha Zogaj.
Ndiqni videon:








