Nëntë persona janë lënduar pas një përplasjeje që përfshiu një automjet që po lëvizte në drejtim të gabuar në rrugën M50 në Dublin.
Incidenti ndodhi në drejtimin jugor te Kryqëzimi 12, Firhouse, në orën 05:30 me kohë lokale të dielën, shkruan BBC, \.
Tetë të mitur meshkuj ndodheshin në një automjet, i cili po udhëtonte në rampën e daljes (drejt lart) kur u përplas ballë për ballë me një makinë tjetër.
Tetë të rinjtë janë dërguar në disa spitale të ndryshme për trajtim. Njëri prej tyre mbetet në gjendje kritike.
Shoferi i makinës së dytë, një burrë në të njëzetat, po ashtu u lëndua. Ai u dërgua në spital me lëndime të rënda.
Seksioni i rrugës M50 nga Kryqëzimi 12 deri te Kryqëzimi 11, në drejtimin jugor, mbetet i mbyllur, me devijime lokale në fuqi, thanë gardaí (policia irlandeze).








