Qindra mijëra njerëz në Porto Riko mbeten pa ujë të rrjedhshëm për nga dy ditë me radhë, ndërsa autoritetet po marrin masa drastike për të përballuar një thatësirë të rëndë.
Shumë familje në këtë ishull të Karaibeve janë ndarë në dy grupe – secilit prej të cilëve i ndërpritet furnizimi me ujë për 48 orë, në mënyrë rrotulluese, shkruan BBC, \.
Banorët e kryeqytetit San Juan, ku uji u ndërpre të premten, kanë kritikuar këtë racionalizim. Zyrtarët nuk kanë bërë të ditur se kur do të përfundojë kjo masë.
Pjesa më e madhe e Porto Rikos po përballet me kushte thatësire nga të moderuara në të rënda, sipas US Drought Monitor (Monitorit të Thatësirës të SHBA-së), situatë kjo që është përkeqësuar edhe nga probleme afatgjata në infrastrukturën e ishullit.
Autoriteti i Ujit i Porto Rikos thotë se rreth 65% e ujit që prodhon humbet ose nuk faturohet, pjesa më e madhe për shkak të rrjedhjeve dhe tubacioneve të vjetruara.








