Janë bërë të ditur identitetet e tre shtetasve nga Kosova që humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin.
Lajmi është bërë i ditur nga një bashkëvendës i viktimave përmes një njoftimi të publikuar në Facebook.
Sipas njoftimit, viktimat janë Tahir Aliu (61 vjeç), djali i tij Gentian Aliu (34 vjeç) dhe Laurenti (16 vjeç).
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndodhur një aksident me pasoja tragjike në Gjermani, duke u kthyer nga Kosova vëllezërit tanë. Kanë ndërruar jetë: vëllai i Remzi Aliut, Tahiri 61 vjeç, djali i Tahirit, Gentiani 34 vjeç, si dhe djali i Bardhylit, Laurenti 16 vjeç”, thuhet në njoftim.
Deri më tani, autoritetet gjermane nuk kanë publikuar detaje zyrtare për rrethanat e aksidentit fatal.
Tragjedi në Gjermani: Po ktheheshin nga Kosova, tre mërgimtarë vdesin në aksident








