Opinionisti Labinot Balaj, është i mendimit se PDK-ja dhe Aleanca po duan zgjedhje të reja.
Në Rubikon të Klan Kosova, ai tha se këto dy subjekte politike nuk po kontribuojnë në formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
“E para, pajtohem që kjo është fushë e interpretimit më shumë politik sesa e teknikaliteteve ose procedurave. Por veç duhet me evidentu me saktësi kush është bartësi i kësaj përgjegjësie politike. Katalizatori i kësaj situate, sipas mendimit tim, është opozita për faktin se po synon me çdo kusht edhe një proces elektoral. Jo krejt opozita, por një pjesë e saj: AAK-ja dhe PDK-ja”, tha Balaj.
Ai tha se këto dy parti kërkojnë që në mënyrë urgjente të krijohen institucionet, por që në të njëjtën kohë “nuk kontribuojnë në zhbllokimin e asnjë faze që pason”.
Ndiqeni deklarimin e tij:








