Tottenham nuk ndalet në merkato, objektivi i radhës: sulmuesi 60 milionë euro i Liverpool-it

Tottenham ka qenë padyshim klubi më aktiv këtë merkato. Deri tani, Tottenham ka shpenzuar rreth 270 milionë euro në merkato dhe kjo shumë me siguri do të rritet deri në përfundim të afatit kalimtar të verës.

Objektivi i radhës i klubit londinez është Cody Gapko. Holandezi luajti një rol dytësor në sezonin e shkuar te të kuqtë. Përveçse mbulon shumë mirë krahun e majtë të sulmit, Gapko mund të luajë edhe si qendërsulmues, cilësi që e bëjnë atë një lojtar të domosdoshëm për këdo trajner dhe ekip.

Megjithatë, largimi i Gapko nga Liverpool nuk do të jetë aspak i lehtë. Holandezi është nën kontratë me klubin e kuq deri në vitin 2030 dhe në rast largimi këtë verë, kosto e transferimit të tij do të ishte minimumi 60 milionë euro.

al”>Telesport.