Maliqi: Nëse LDK nuk e merr presidentin, do e shohim një koalicion të dështuar (VIDEO)

Analistja e zhvillimeve politike, Afërdita Maliqi, tha se LDK duhet të këmbëngul që pozita e presidentit të jetë kandidati i propozuar nga kjo parti.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Maliqi tha se nëse LDK nuk arrin ta marrë postin e presidentit dhe hyn në qeverisje, do të shkojnë në pozicion ku mund të shkarkohen anëtarët e kësaj partie nga qeverisja pa ndonjë arsye.

“Mirëpo po themi që hipotetikisht që po merren vesh, po arrijnë një lloj bashkëpunimi. Unë e mendoj që nëse LDK nuk e merr pozicionin e presidentit, do thotë atë që e propozon vetë, atëherë ka me dalë ajo fjalia e Kurtit që e ka thënë në fushatë zgjedhore, ‘unë me këta njëherë kam bashkëqeveris 50 ditë, po tash nuk mund me qeverisë as pesë orë’. Kështu që LDK, nëse arrin deri aty, duhet me çdo kusht presidentin ta ketë të vetin”, tha Maliqi ndër të tjera.