Ditë e vështirë për Shqipërinë në përballje me zjarret, situatë kritike në disa zona

Gjatë së mërkurës, Shqipëria është përballur me zjarre të fuqishme në disa zona.

Situatë më e vështirë është paraqitur në disa rajone, derisa gjendja mbetet ende kritike në Mallakastër.

Kjo ka bërë që të aktivizohet një numër i madh ekipesh, duke u përpjekur në shuarjen e flakëve nga ajri dhe toka.

Ministri i brendshëm i shtetit shqiptar, Besfort Lamallari ka ndarë pamje të ekipeve në terren, duke u munudar të shuajnë zjarret.

“Një ditë e vështirë sot me disa vatra zjarri në të gjithë vendin, ku më kritike mbetet gjendja në Mallakastër.”, ka thënë Lamallari.

Ai ka thënë se në këëtë betejë ka ndihmuar edhe avioni i parë i zjarrfikësve.

“Forcave në terren iu është bashkuar dhe avioni i parë zjarrfikës, i cili ka nisur operacionet, duke qenë kështu më të përgatitur përballë situatave tejet të vështira në përballje me zjarret, por gjithmonë të vetëdijshëm se parandalimi dhe goditja e çdo rasti të zjarrvënies së qëllimshme është sa detyrë qytetare dhe ligjore.”, ka shkruar Lamallari. /Klankosova.tv