Tentimi i radhës: Abdixhiku përsëri tek Kurti, pajtim s’ka (VIDEO)

Edhe pse fillimisht e mohoi, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku u takua sërish sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Por, edhe kjo tentativë e radhës për marrëveshje, nuk solli asnjë sukses.

Madje, sot as nuk u dhanë as detaje se si shkoi ky takim.

Ky takim ishte i dyti, nga një natë më parë kur përfaqësues nga subjekti i parë e nga i treti u panë për të diskutuar rreth formimit të institucioneve, veç një ditë para së enjtes, kur është thirrur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Ndiqni kronikën në vazhdim: