Një nga fenomenet më të rralla astronomike pritet të ndodhë këtë muaj, kur miliona njerëz do të kenë mundësi të shohin një eklips të plotë diellor.
Më 12 gusht, Hëna do të vendoset mes Tokës dhe Diellit, duke bllokuar plotësisht dritën e tij dhe duke krijuar hije mbi një pjesë të planetit, raporton Klan Kosova.
Eklipsi i plotë pritet të zgjasë deri në 2 minuta e 18 sekonda.
Gjatë këtij fenomeni, pritet të krijohet errësirë në mes të ditës, të ketë rënie të menjëhershme të temperaturës dhe ndryshime në sjelljen e disa kafshëve.
Pamjet më spektakolare pritet të shihen në Grenlandë, Islandë dhe në veri të Spanjës, ku Dielli do të mbulohet plotësisht nga Hëna.
Ekspertët kanë bërë thirrje që fenomeni të vëzhgohet vetëm me syze dhe pajisje të posaçme të certifikuara, pasi shikimi i drejtpërdrejtë i Diellit mund të shkaktojë dëmtime serioze në sy.
Për më shumë, ndiqeni kronikën më poshtë:








