CR7 dhe Georgina martohen në vendin ku Ronaldo lindi dhe u rrit, është vendosur data

Pas shumë spekulimeve, tani duket se më në fund ka siguri. Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez do të martohen shumë shpejt. Sipas “The Sun”, ylli portugez dhe partnerja e tij do ta kurorëzojnë dashurinë pas 10 vitesh lidhjeje. Martesa e tyre është vendosur të shtunën e ardhshme, më 8 gusht.

Ceremonia pritet të zhvillohet në ishullin Madeira, vendi ku Cristiano Ronaldo lindi dhe u rrit, duke i dhënë këtij momenti një domethënie të veçantë për legjendën portugeze. Lajmi vjen pas një periudhe të gjatë spekulimesh për martesën e çiftit, por këtë herë gjithçka duket se është vendosur dhe dita e shumëpritur është caktuar.

The post CR7 dhe Georgina martohen në vendin ku Ronaldo lindi dhe u rrit, është vendosur data appeared first on Telesport.