Haradinaj kujton Rrahim Beqirin dhe Rexhep Kadrijajn: Lavdi e përjetshme

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar dëshmorët Rrahim Beqiri dhe Rexhep Kadrijaj në përvjetorin e shkuarjes së tyre në përjetësi.

Haradinaj, përmes një postimi, ka nderuar veprën e tyre, duke theksuar kontributin që kanë dhënë për lirinë e vendit.

“Në përvjetorin e shkuarjes në përjetësi, kujtojmë dëshmorët Rrahim Beqiri dhe Rexhep Kadrijaj. Vepra e këtyre trimave bënë krenarë gjithë shqiptarët. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj.