Një fëmijë në Mitrovicë është shpëtuar pasi ra në ujë në një restorant të qytetit, ndërsa në vendin e ngjarjes qëlloi edhe një pediatre.
Spitali i Mitrovicës ka dhënë detaje lidhur me rastin, ku thuhet se pediatra Pranvera Rexha reagoi me masa reanimatore.
“Në vendngjarje kishte qëlluar Pediatrja e Spitalit, Dr. Pranvera Rexha që kishte reaguar menjeherë me masa reanimatore.
Me të mbërritur në Emergjencë, menjëherë janë ndërmarrë masat reanimuese nga stafi emergjent: Dr. Mirjeta Binakaj Gërxhaliu, specialiste e emergjencës, si dhe ekipi i anestezionit, Dr. Veton Pllana.
Po ashtu, ekipi i infermierëve: Selvete Hajdari, Saranda Rexha, Luljeta Sadiku, Afrim Syla dhe teknikët e anestezionit, Musa Kurti dhe Gjyljeta Hajdari.
Pas reanimimit dhe stabilizimit të gjendjes, fëmija është transferuar në QKUK me përcjellje nga mjeku emergjent dhe infermierët për trajtim të mëtejshëm, me parametra mjekësorë më stabilë”, thuhet tutje.








