“Nerva po më shkojnë”, Kajtazi i ashpër me BE-në: Nuk po reagon për kapjen e shtetit nga Kurti

Gazetari dhe opinionisti Vehbi Kajtazi është shprehur kritik ndaj reagimit të shteteve të BE-së për rrënimin e vilave buzë liqenit të Ujmanit.

Kajtazi ka thënë se shtetet e BE-së nuk kanë reaguar kur është dashur të reagojnë, duke marrë si shembull kapjen e institucioneve të shtetit nga pushteti i Albin Kurtit.

“Pom shkojnë nerva me reagime, janë bajat, nuk reagojnë kur duhet me reagu, është dashur të reagojnë për kapjen e shtetit në mënyrë të vazhdueshme që e ka bërë qeveria Kurti, llogariteni sikur qeveritë e tjera të kishin marr veprime të kapjes së shtetit si Kurti çka kish ba BE-ja?”, ka thënë Kajtazi.

“Për këtë arsye këta nerva po më shkojnë, po shpresoj që monitoruesit e përkthejnë këtë që po them dhe t’u tregojnë se nerva po më shkojnë”, ka thënë ai.