Gazetari Vehbi Kajtazi, tha se vila e terroristit serb, Millan Radoiçiq, duhet të rrënohet si ndërtim pa leje.
Megjithatë Kajtazi, në Rubikon të Klan Kosova, tha se në Kosovë ka rreth 352 mijë objekte pa leje.
“Vila e Milan Radoiçiqit duhet të rrënohet, është objekt pa leje dhe duhet të rrënohet. Këtë e ndalon ligji për ndërtim, këtë e ndalon ligji për ujëra. Për me i marrë argumente tjera, sa objekte në Kosovë janë pa leje? Shumë mirë që i kanë rrënu, duhet me i rrënu ato krejt, por duhet me i respektu rregullat. Liburn Aliu më 8 dhjetor 2022 si ministër i Ambientit, ka deklaruar se në Kosovë janë 352 mijë ndërtime pa leje, rrjedhimisht i bie që pa leje janë 75% të objekteve të banimit dhe afarizmit”, tha gazetari Vehbi Kajtazi.








